Cilat duhet të jenë prioritetet e Bashkisë Shijak në vazhdimësi?

Kjo pyetje ishte pjesë e një pyetësori, që kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana nxorri për qytetarët për të mësuar më shumë mbi pritshmëritë e tyre.

Ai ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” se stafi i bashkisë ka shqyrtuar të gjitha përgjigjet e pyetësorit mbi prioritetet për të ardhmen.

Arbana shkruan:

“Duke falenderuar të gjithë qytetarët e Shijakut që janë përgjigjur doja të ndaja me ju disa nga pikat më prioritare:

🔸️Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm.
🔸️Infrastruktura
🔸️Ambulancat në fshatra.
🔸️Punësimi i të rinjve
🔸️Shërbimi social
🔸️Rikonceptimi i qendrës së qytetit
🔸️Përfundimi i Pallatit të Kulturës
🔸️Menaxhimi i mbetjeve urbane
🔸️Kënd lojrash për fëmijë
🔸️Nxitja e turizmit në Shijak
🔸️Gjallërimi i jetës kulturore
🔸️Përmirësimi i shërbimit në transportin publik

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!