Shqipëria dhe përfaqesuesit e Emirateve te Bashkuara nisin bashkepunimin për zhvillimin e projektit ambicioz “Free Zone”. Takimi i parë ka nisur në qarkun e Durrësit dhe do të vazhdojë në 12 qarqet e Shqipërisë. Kryetari i Bashkise Durrës Vangjush Dako mirëpriti në ambientet e bashkisë drejtorin e projektit Free Zone, Sheh Talal Ahmed Ali, si dhe përfaqësues të investitorëve arabë Mohamed Ahmad Ali, Tamer Ahmad Ali, Salah Mohamed Al Saadi si dhe ambasadorin e Palestinës Hani Hussein.

Në vizitën e parë sa i perket projektit “Free Zonë” u diskutua mbi afrimin e investitorëve nga Emiratet e Bashkuara, si dhe mbështetjen, realizimin e projekteve për zhvillimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së Shqipërisë. Burime zyrtare të bashkisë Durrës, konfirmojnë për DurrësLajm se në të ardhmen, biznesmenët arabë janë të interesuar të investojnë në qytetin bregdetar dhe konkretisht në sektorin e turizmit.

Shqipëria është një nga shtetet prioritare, në kuadër të bashkëpunimin ndërkombëtar që përfaqësuesit e projektit « Free Zone» kanë. Aktualisht, investitoret e Emirateve te Bashkuara janë një prej donatorëve bilateralë më të mëdhenj për vendin tonë.

Kryebashkiaku Vangjush Dako në fjalën e tij përmendi faktin që realizimi i projektit “Free Zone”dhe bashkëpunimeve të tilla përmirësojnë ekonomine dhe i japin mundësi zhvillimi rajonit të Durrësit. Ai lëvdoi në veçanti iniciativen e palodhur dhe rolin e luajtur nga përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara për progresin, realizimin e projekteve dhe investimeve në këtë zone dhe i siguroi mbështetjen e tij dhe të Bashkisë Durrës për bashkëpunim të mëtejshëm mbi projektet ambicioze që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e vendit.

Shqipëria është një vend i favozizuar me pozicionin gjeografik, klimën, kulturën, dhe plotëson kriteret për të qënë një vend i lakmueshëm për çdo investitor të huaj, gjë që do të sjelle dhe mirëqenje për popullin shqiptar, rritje të punësimit, dhe standard më të lartë të jetesës. Qyteti i Durrësit, i cili është dhe qyteti i dyte me i madh i vendit tonë është një nga qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishem ekonomik, jo vetëm i Shqipërisë por edhe i gjithë Mesdheut.

Qeveria vendore akoma ka nevojë të tejkalojë disa sfida serioze dhe i duhen vendime të guximshme për zbatimin e strategjive mbi zhvillimin në ekonomi dhe projekti “Free Zone” i përgjigjet këtyre sfidave që do të zhvillojnë me hapa të mëdha Shqipërinë.

“Në kuadër të komunikimit të vazhdueshëm midis Ambasadës tonë dhe të gjitha institucioneve publike dhe private për zhvillimin e bashkëpunimit të përbashkët në shërbim të interesave  biznesmenëve pjesëmarrës në projektin e Zonës së Lirë në Shqipëri, dëshiroj të theksojmë se investimet janë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare dhe se rritja e ekonomisë është e lidhur me zhvillimin e investimeve në të gjithë sektorët ekonomik, industrial, sektori i bujqësisë dhe i turizmit".- u shpreh ambasadori i Palestines ne vendin tonë Hani Hussein.

“Ne jemi të impresionuar nga vizioni i Bashkisë të qytetit të Durrësit, të kryesuar nga kryetari i kësaj Bashkie, Vangjush Dako, të cilët mirëpresin investimet e huaja duke na inkurajuar ne dhe të gjithë investitorët për hapjen e investimeve tregtare, industriale me qëllim zhvillimin e ekonomisë së zonës, ku përfitimi do të ishtë në radhë të parë për qytetarët e Republikës së Shqipërise”– u shpreh sheh Talal Ahmed Ali.