Mëngjesin e sotëm, kryebashkiaku Erion Veliaj, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Veliaj ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Ashtu siç paralajmëroi, Erion Veliaj është paraqitur në SPAK.
Në momentin e mbërritjes, para godinës kanë qenë edhe disa qytetarë, mes të cilëve ka qenë edhe grupi i Rithemelimit.
Kërkesave të qytetarëve, ai iu përgjigj me “Kërkojani Fariut”.
Një nga qytetaret e thërret: “Aty e ke vendin, aty do të ta bëjmë gropën”.