Pas videos ofenduese të historianit turk që thoshte se Skënderbeu nuk ka bërë luftë, por plaçkitje e terror, ka reaguar kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Ai ka dënuar aktin e historianit Talha Uğurluel në varrin e Skënderbeut dhe ka pohuar se distancohet nga raste të tilla.
“Dënoj me forcë aktin e historianit turk në vendvarrimin e heroit tonë kombëtar. Ne kemi tolerancë ndërfetare për t’u vlerësuar. Por, distancohemi nga raste të tilla.”, tha Frrokaj.
Të njëjtin qëndrim ka pasur edhe imami i xhamisë së Lezhës Mois Shehi, i cili theksoi se: “Dënojmë rastin. Nuk duhet të ndikojë në harmoninë fetare të vendit”.
Historiani turk Talha Uğurluel i financuar nga shoqata e Erdoganit tika, për të zbuluar rrënjët osmane në Ballkan. Gjatë një vizite në Lezhë tek varri i heroit tonë kombëtar historian turk shfaqet në një video ku thotë: “Skenderbeu nuk bëri luftë por plaçkitje,terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK”. Dhe e mbyll duke thënë: “Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi të jetojnëe: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmanëve apo si Skënderbeu tradhëtar ”





