Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla i ka cilësuar politike akuzat ndaj tij, ndërsa tashmë është arrestuar pas një akuze të ngritur nga SPAK për abuzime me tenderat.
Përpara gjykatës, gjatë caktimit të masës së sigurisë, Alla tha:
“Në gjykimin tim më mirë të më thoshin hap krahun, se sa të bëhen këto gjyqe politike”.
Ndërkohë vijon seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Allës dhe zyrtarëve të të tjerë.