Kryebashkiaku i Lushnjës ofendon qytetaren, Totozani: Mos guxoni të ngrini zërin
Totozani e konsideron të papranueshëm, të padenjë dhe të dënueshëm, fjalorin e përdorur nga kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, ndaj disa qytetarëve që protestonin përpara bashkisë, publikuar në një video në media.
“Çdo punonjës i administratës shtetërore, qendrore apo vendore, por sidomos të zgjedhurit me votë në krye të pushtetit vendor kanë detyrimin ligjor dhe moral t’u përgjigjen konform etikës dhe rregullave të institucionit, qytetarëve. Madje, janë pikërisht këta të zgjedhur që duhet të preokupohen më shumë se të tjerët për të zgjidhur hallet e qytetarëve dhe jo për t’i denigruar dhe fyer ata. Manifestimet e gjuhës së vrazhdë, ofenduese dhe në shkelje të etikës qytetare janë akte arrogance, në kundërshtim të plotë me funksionet që këta të zgjedhur ushtrojnë”, tha Totozani.
Avokati i Popullit shprehet i shqetësuar për këtë ngjarje dhe deklaron me bindje se asnjë zyrtar i shtetit që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë nuk duhet të guxojë të ngrejë zërin ndaj qytetarëve, por duhet të jetë vetëm në shërbim të tyre.
“Një gjuhë e tillë nuk duhet të gjej vend në administratën publike dhe ngjarje të tilla të shëmtuara nuk duhet të përsëriten”, shprehet Avokati i Popullit, Igli Totozani.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dorëzimi i sistemeve raketore JAVELIN/ E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn: Rritje e angazhimit për sigurinë, fokus tek gatishmëria ushtarake
Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor
Eurostat: Pas pandemisë, për 4 vjet, nga Shqipëria kanë ikur të paktën 180 mijë persona (pa Greqinë)
SPAK sekuestron dosjen e tenderit me vlerë 400 mln euro të Porto Romanos





