Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj është thirrur aot në Prokurorinë e Posaçme. Agron Malaj ka mbërritur në ambientet e SPAK paraditen e sotme i vetëm.
Pasi ka mbaruar, ai u pa duke u larguar me vrap nga godina e Prokurorisë së Posaçme për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Nuk dihet ende arsyeja përse kryebashkiaku i PS-së, Agron Malaj u mor në pyetje nga SPAK.