Kryetari aktual i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka njoftuar sot tërheqjen nga gara për një mandat të dytë, duke lënë kështu fushën e hapur për një përballje mes Zohra Mamdani, kandidatit progresist të Partisë Demokratike, dhe Andrew Cuomo, ish-guvernator i Nju Jorkut, i cili garon si i pavarur.

Në sondazhet e fundit, Adams kishte mbetur prapa të dy rivalëve të tij, me Mamdani që kryeson ndjeshëm në prag të zgjedhjeve që do të mbahen më 4 nëntor.

“Pavarësisht gjithçkaje që kemi arritur, nuk mund ta vazhdoj më fushatën për rizgjedhje”, shkroi Adams në një postim në rrjetin social X.

Guvernatorja demokrate e Nju Jorkut, Kathy Hochul, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për Mamdanin, një 33-vjeçar i cili vetëdeklarohet si socialist dhe aktualisht shihet si favoriti kryesor për të udhëhequr qytetin më të madh të SHBA-së.