Kryetari i Bashkisë së Kolonjës dhe ish-aktori i humorit në “Portokalli” Erion Isai, ka deklaruar se rroga e parë që ka marrë në jetë ka qenë më e lartë se ajo që merr tani në postin e kryebashkiakut.

Isai thotë se kur filloi punë si aktor në “Portokalli” në moshën 15-vjeçare paguhej 850 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërkohë që tani ai shprehet se ka një rrogën më të vogël që ka marrë ndonjëher e cila është 680 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Unë kam filluar punë në Top Channel që 15 vjeç edhe rroga me e ulët ka qenë atëhere se tani është rroga e kryetarit të bashkisë e ulët, por e mbaj mend dhe duhet ta them. I kam borxh gjithë rrugëtimin tim Dritan Hoxhës. Mua më ka zgjedhur Altin Basha në audicion. Javën e dytë që kisha filluar, kisha dalë me “Çuçkën” dhe ai vjen bën një mbledhje dhe përpara se të ikte më tha mua: “Si e ke emrin ti?” Unë ngela se 15-vjeç isha dhe vazhdoj mbaj rekordin si aktori më i vogël. I thashë unë: “Erion”. “Rrogë të plotë Erionit”, tha. Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra.” tha Erion Isai në “Top Albania Radio”.