Ish deputeti i PS-së dhe tashmë kryebashkiaku i Rrëshenit i ka dhënë fund sot beqarisë.

Bëhet fjalë për Ndrec Dedën, i cili ka bërë sot betimin në bashkinë e Tiranës.

Ka qenë homologu i tij Erion Veliaj ai që u ka dhënë bekimin çiftit të ri, ndërsa vetë Deda ka shpërndarë fotot me bashkëshorten të shoqëruara edhe me një dedikim.

“Përfundimisht jam bashkuar me gjysmën time që më mungonte! Me Larisa Mangupli”, shkruan Deda.

Familjarë dhe miq të Dedës kanë marrë pjesë në ceremoninë që është bërë pikërisht në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, ndonëse Deda është zgjedhur në 2015 për të drejtuar bashkinë e Rrëshenit.