18 shtator 2015 – Një veprim fisnik që ia vlen për t'u përgëzuar dhe për t'u marrë shembull ka ndërmarrë kryebashkiaku i Pukes Gjon Gjonaj.
Ai është angazhuar që nga kursimet e veta t’u sigurojë 30 kasa fiskale 30 bisneseve të vogla në qytet si edhe të ulë me 30% taksat vendore, shkruan "Nisma Thurje".
"Nuk duam t'u hyjmë detajeve por vlerësojmë mesazhin. Qeveria, lokale apo qendrore qoftë ajo, duhet ta shohë biznesin si partner dhe ta ndihmojë të zhvillohet, jo si lopë që pasi është mjelë mirë e mirë shkon te kasapi i radhës.
Urime Gjon! E ke thurur veprimin. Urojmë që qeveria të marre shembull nga ty", përfundon komentin e saj "Nisma Thurje".
/portali DurresLajm/