Një qytetar është kërcënuar në mes të ditës nga kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj.
Siç dëgjohet edhe nga një video e siguruar nga “Dosja.al”, kryebashkiaku i drejtohet qytetarit duke i thënë:
“Mos të të shoh…se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore…“
Sipas denoncimit, thuhet se veç dhunës verbale Gjonaj ka ushtruar edhe vunë fizike, ndërsa nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij konflikti.
Nga ana e policisë nuk ka ende asnjë reagim.