Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana i bën thirrje të gjithë banorëve që të shkojnë të votojnë më 25 prill.
Postimi i plotë:
Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve ka të drejtën e votës.
Qendrat e votimit janë po të njëjtat. Ju bëj thirrje të merrni pjesë masivisht në zgjedhje.
Është shumë i rëndësishëm roli juaj.
Kontributi juaj duke përdorur votën, këtë gur themeli të demokracisë është shpresë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë.
Për të çuar përpara këto punë që kanë nisur, Partia Socialiste ka nevojë për mbështetjen tuaj.