Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, u është bashkuar urimeve të politikanëve dhe drejtuesve vendorë për festën e Pashkëve.
“GËZUAR PASHKËT, besimtarëve katolikë!
Kjo festë i gjeti njerëzit në shtëpi, të bashkuar me familjen, duke shpresuar se shumë shpejt do t’i rikthehemi jetës së mëparshme, qëllimeve, dëshirave dhe çdo gjëje që plotëson ditët tona!”,– shkruan Arbana.





