Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci është nën hetim nga SPAK. 

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një kallëzim penal të bërë nga demokrati Bardh Spahia. Ky i fundit pretendon se Beci ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, para se ai të merrte drejtimin e kësaj bashkie. 

Kujtojmë se Beci u paraqit në SPAK disa ditë më parë, ku qëndroi për rreth gjysmë ore. Ai nuk e tregoi arsyen pse ishte thirrur nga ana e prokurorëve, ndërsa u tha gazetarëve se “do flasë në momentin e duhur”. 

Para se të bëhej kryebashkiak (Maj 2023), ai ka qenë drejtor në Fondin Shqiptar të Zhvillimit për 13 vite. Rol drejtues ka patur edhe në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.