1 nëntor 2013 – Policia e Torontos ka marrë një video, në të cilën shfaqet kryebashkiaku Rob Ford, duke tymosur hashash. Ai mohon që një video e tillë ekziston.

Shefi i Policisë, Bill Blair, u shpreh një ditë më parë, se videoja është rikuperuar pasi ishte fshirë nga hard-drive i një kompjuteri, por nuk ofron baza për të ngritur padi.

Ford, një kryebashkiak popullor, i cili vazhdimisht ka qenë zënë titujt kryesor të mediave për shkak të sjelljes së tij të çuditshme, tha se “nuk ka asnjë arsye pse të dorëhiqet”.

Policia e Torontos ka zbuluar videon, teksa kishte ndërmarrë një operacion survejimi të gjerë te një shok i kryebashkiakut dhe ndonjëherë shofer i tij, që dyshohet se e furnizonte Fordin me drogë.

Rob Ford u zgjodh kryebashkiak i Torontos 3 vite më parë, pas një vale pakënaqësie në rrethinat e largëta të qytetit.

Që prej atëherë, ai i ka mbijetuar një përpjekjeje për ta shkarkuar nga posti që mban, me akuzën e konfliktit të interesit, dhe është shfaqur nëpër lajme për sjelljen e tij gjithnjë e më shumë të çuditshme.