13 qershor 2015 – Kreu i bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, i akuzuar për blerje votash.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Sipas saj, procedimi penal ndaj 50-vjeçarit Ismaili, ka nisur sepse në zyrën e firmës “Agron Blend”, ai u ka dhënë nga 10.000 lekë dy shtetasve, B.S., 45 vjeç, dhe Sh.B., 49 vjeç, me qëllim blerjen e votës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/