Kryetari në detyrë i bashkisë Himarë Jorgo Goro është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ai paraqitet në SPAK, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur nëse paraqitet për t’u marrë në pyetje apo dorëzon dokumente.