Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka paditur për shpifje deputetin e ardhshëm të PD-së për qarkun e Lezhës, Mark Markun.

Fletë-padinë Ndreu e ka publikuar në rrjete sociale, teksa thotë se “Me shpifësit nuk ka rrugë tjetër, shihemi në gjyq”.

Mark Marku ishte në emisionin “Opinion” kur tha se në shërbim të Edi Ramës në Lezhë u vendos administrata, konkretisht bashkia dhe kreu i saj Pjerin Ndreu për të blerë vota.

Ndreu reagoi disa minuta më vonë dhe i dërgoi një mesazh në telefon Blendi Fevziut, ku i shkruante se do e padisë Markun për shpifje.