Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj shfaqet gjithnjë i veshur me bluza festive, por mesa duket nuk është i vetmi.
Edhe kryebashkiaku socialist i Fierit, Armando Subashi ka veshur të njëjtën bluzë si Veliaj, në pjesën e sipërme të saj është slita me drerë. Subashi e ka mbajtur bluzën veshur ndërsa ka qenë me socialistë të Fierit në një darkë për festat e fundvitit.
“Bashkë me një pjesë të vogël të familjes së madhe të Partisë Socialiste dega Fier. Mungojnë shumë nga ekipi me të cilët punojmë për të kapërcyer vështirësitë dhe për të arritur gjithmonë FITOREN”, shkruan Subashi në profilin e tij në Facebook ku ka postuar edhe fotot.





