Papërgjegjshmëria e qytetarëve me akte të hapura vandalizmi, si zhgarravitjet në ambientet publike, nuk mungojnë.
Një rast të tillë ka denoncuar dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ku një i ri shumë i dashuruar me partneren e tij ka vendosur që ndjenjat t’ia shpërfaqë me një shkrim gjigand në fasadën e një këndi lodrash te Parku i Liqenit.
“Ti mor lal ta duash Julin e ta kesh me jetë, por as Juli s'ka për ta var më po të pa si po e ndot qytetin që mezi e pastrojmë! Ja Juli:
”, shkruan Veliaj.





