Kryedemokrati Lulzim Basha feston sot 47-vjetorin e lindjes, datë e cila përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Ky përvjetor e gjen Bashën edhe në prag të zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, pasi ditën e nesërme demokratët do të votojnë për kryetarin e ardhshëm.
Kryedemokrati ka lindur në 12 qershor 1974 dhe prej tetë vitesh është në krye të PD-së. Më herët ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e Ministrit të Jashtëm, i Brendshëm, Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit apo edhe Kryetar i Bashkisë Tiranë.





