Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të Partisë Demokratike.
Mësohet se Basha ka vendosur të mbledhë demokratët 30 minuta para nisjes së seancës plenare në Kuvend.
Në fokus të diskutimeve që do nisin në orën 09.30 pritet të jenë çështjet që lidhen me situatën ditët e fundit në vend dhe rendi i ditës në seancën plenare.





