Kreu i PD-së Lulzim Basha ka votuar sot në orën 08:59 minuta në çerdhen numër 13, në njësinë 8 në kryeqytet me votues për herë të parë. Basha është paraqitur disa minuta para orës 09:00 dhe ka pritur radhën si të gjithë qytetarët e tjerë për të hedhur votën e tij.
Teksa ka hedhur votën në kuti, Basha ka përshëndetur me dy gishta.
Në mesazhin drejtuar qytetarëve, Basha theksoi se kjo është një ditë e mrekullueshme, ku qytetarët kanë në dorën e tyre të ardhmen e tyre.
“Dilni votoni masivisht dhe votoni, sot është dita e demokracisë, dita e Shqipërisë. I bëj thirrje çdo shqiptari me të drejtë vote: dilni masivisht dhe votoni”, tha Basha.





