22 maj 2015 – Pasditen e së enjtes, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Dako inaguruan rikonstruksionin dhe rivitalizimin e sheshit ‘Liria’, sheshit kryesor të Durrësit. Kryebashkiaku Dako në fjalën e tij ishte më njerëzor, më me këmbë në tokë dhe e ruajti ndjenjën e masës në fjalimin që mbajti. Ai edhe në prezantimin e skulptorit durrsak me famë botërore, Xhixha, vepra e të cilit zbukuron sheshin e rivitalizuar, diti të komunikojë me publikun durrsak përtej militantëve të majtë, që ishin ulur në karriget e vendosura në shesh.
Kryeministri Rama, përveç se kur foli për skulptorin Xhixha dhe veprën e tij, ku u tregua i saktë, elokuent e i ngrohtë, përgjithësisht mbajti një fjalim të tipit kodra pas bregut. Fjalimi i Ramës në Durrës të kujtonte llomotitjet e Fatmir Mediut apo llogjet alla evropiane të Erion Velisë, që nuk flasin as me mend e as me zemër, por thjesht shtypin butonin e kasetës së radhës. Përgjithësisht fjalimi i Ramës ose nuk kishte të bënte aspak me sheshin që po inagurohej, ose kishte fare pak të bënte me qytetarinë durrsake, hallet, problemet apo edhe synimet, ku e dëshiron kjo qytetari të shkojë e të zhvillohet Durrësi.
Rama autogol në portën e Dakos
Njëlloj si në Lezhë e Miiditë, “kaseta” elektorale e Ramës broçkulliti për burrat, që ‘rrinë nën hije lozin e kuvendojnë, e pika që s’u bie se nga gratë rrojnë’. Më tej kryeministri vazhdoi me përsëritjen e dokrrave të hinit të Lezhës dhe Mirditës, kur tha nëse doni llafe merruni me burrat, nëse doni të kryeni punë keni gratë. Një mendje e kthjellët dhe e pamjegulluar nga substancat psikotrope, thënien e kryeministrit Rama e përkthen: ‘Nëse doni të bëni llogje merruni me Vangjushin, nëse doni të kryeni punë votoni Gridën. Po, po Gridën, që është diplomuar dhe doktorruar për llafollogji.!!!! Sipas kryeministrit Rama Grida e llafollogjisë do u kryejë punë durrsakëve!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Në këtë rast, kryeministri përsëriti gafën e një drejtori durrsak ish-99-tësh, që në Facebook sulmonte Vangjushin (duke zbuluar injorancën e vet të skajshme për muzikën dhe vlerat e qytetërimit perëndimor, euro-atlantik), se statuja e Mik Xhekërit dhe e Tina Tërnërit amerikane nuk ka asnjë lidhje me Ditën e Europës. Nga një djalkë drejtor ish-Mjaftist edhe gëlltiten gafa të tilla, por nga kryeministri Rama është vërtet tepër. Nuk mjafton pohimi i saktë dhe real para durrsakëve se Dako është ministri i Durrësit, jo! Për të fituar mandatin e tretë Dako ka më shumë nevojë dhe ndihmë kryeministrore se kaq.Të tilla qëndrime të kryeministrit Rama, se pse më kujtojnë fluturimin me presh nga ai i Tritanit, që bënte kandidati Teliti në vitin 2007.
Kryetari Stafa sulmon Ramën dhe Dakon
Kryedemokrati durrsak Osman Stafa komentoi për ‘Durrës lajme’ inaugurimin e rivitalizim-rikonstruksionit të sheshit ‘Liria’ nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Dako.
Çifti Rama-Dako sot po inaugurojnë vjedhjen e radhës. Pa u prerë shiriti i inaugurimit kanë filluar të thyhen pllakat si në shesh ashtu edhe në bulevardin ‘Dyrrah’, pllaka këto të bulevardit që janë shtruar javën e fundit. Kunjat kufizuese dhe ndriçuese të rrugëve hyrëse-dalëse në shesh kanë filluar të thyhen e të krisen, prandaj janë riparuar me ngut natën, që sot, kur i Gjati dhe i Shkurtri do inaugurojnë sheshin, të jetë sa më pak e dukshme kjo vjedhje e radhës. Sheshi është përçudnim dhe bie ndesh nga ana arkitekturore dhe estetikeme ndërtesat për rreth tij. Pllakat me të cilat po shtrohet sheshi, kanë qenë prenotuar për të shtruar një shesh në Bari të Italisë, por inspektoriati italian i nxorri me cilësi të dobët të papërshtashme për të shtruar sheshin në Bari. Pikërisht këto pllaka të blera nga firmat e miqve të Dakos, si frëngu pulën me paratë e taksapaguesve dursakë kanë përfunduar këtu në Durrës për të shtruar sheshin e qytetit tonë. Më 21 qershor durrsakët me vota do ua përplasin në surrat çiftit Rama-Dako ngjyrën e m…jaltit, me të cilën kanë lyer ndërtesën e bashkisë.
/Gjergj Thanasi “agjencia e lajmeve “Dyrrah”/