Bujar Bala, kryedispeçeri i peshkimit bëri me dije se asnjë prej anijeve peshkarexha të zhdukura në det me marinarë, nuk është gjendur akoma. Peshkarexhave nuk iu punojnë as aparaturat e identifikimit të tyre, “Blubox”, dhe radiot, duke e bërë edhe më të rëndë situatën, për gjetjen e marinarëve të zhdukur.

Anija “Çelepia” është larguar nga porti për gjueti në datën 18 qershor, në orën 14:30, dhe prej asaj dite nuk kanë më asnjë kontakt familjarët me pronarin e anijes dhe tre anëtarët e ekuipazhit. 

Anija “Qamili” ka humbur kontaktet prej mëngjesit të 21 qershorit ndërsa ka qenë në gjueti në grykëderdhjen e Bunës.  

Bala deklaroi se po punohet me rojën bregdetare e policinë kufitare për gjetjen e anijeve.

Ndjekim prononcimin!

K.H.