Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Maliq. Ngjarja ndodhi në fshatin Pojan, ku sipas informacioneve, shkak i zjarrit mësohet të jetë një bombol gazi, e cila është harruar e ndezur nga kryefamiljari.

Si pasojë e flakëve shtëpia është shkrumbuar plotësisht, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Në banesë jetonte vetëm kryefamiljari, pasi pjesa tjetër e familjes jeton në Greqi.