9 maj 2015 –Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, po kryen një vizitë zyrtare në Republikën e San Marinos. Ai shoqërohet edhe nga gjykatësi Artan Broci. Zaganjori ka pasur takime zyrtare me Sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme dhe me Sekretarin e Shtetit për Drejtësinë të San Marinos.
Në këto takime kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori Neritan Ceka dhe konsulli i nderit i San Marinos në Tiranë. Z. Zaganjori më pas ka takuar edhe kryetaren e gjykatës unike të San Marinos. Para se të ktheheshin për në Tiranë, kryegjykatësi Zaganjori dhe shpura e tij kanë pasur një audiencë me dy Kapitenët e Përgjithshëm të Republikës së San Marinos.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





