Pedagogu dhe kryekomisari Bajram Hajdarmataj ka humbur jetën sot te Kavaleshenca në Durrës si pasojë e tërmetit të fortë.

Për ndarjen nga jeta të pedagogut Hajdarmataj në krye të detyrës ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta, i cili ka shprehur ngushëllimet me anë të një mesazhi.

“Me keqardhje të madhe u shpreha sot përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, nga Kavaleshenca e Ministrisë së Brendshme në Durrës, ngushëllimet më të thella e të sinqerta, për humbjen e jetës në krye të detyrës të kolegut dhe pedagogut të nderuar, Bajram Hajdarmataj.

Jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta”, thuhet në mesazhin e Presidentit Ilir Meta.