12 qershor 2015 – Arrestohet kreu i komunës Ballagat në Lushnje, pasi ka dhunuar një qytetar, që ka shkuar për t'u ankuar për një problem pronësie.
Arrestimi i kryekomunarit është bërë ditën e sotme, ndërsa mësohet se qytetari Ramiz Hasalla ka marrë plagë të rënda nga goditjet dhe për pasojë është dërguar në QSUT, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkaq, policia po heton me tej rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja në komunën Ballagat.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/