30 maj 2015 – Një breshëri automatiku u derdh mëngjesin e sotëm mbi godinën e komunës Blinisht në Lezhë. Policia gjeti në vend 9 gëzhonja të qëlluara nga arma e zjarrit që shkaktoi dëme të shumta materiale. Ngjarja konsiderohet si hakmarrje për arrestimin e kreut të komunës, Jak Zhuba. Ditën e djeshme ai u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur si dhe kundërshtoi me dhunë policinë. Nga kontrolli në banesën e Zhubës, i zgjedhur nga PD, u gjet një armë pa leje.
Policia po heton mbi pistën e hakmarrjes nga ana e të njohurve të Zhubës pas arrestimit të tij, ndonëse nuk përjashtohen të tjera shkaqe.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”