Në një dalje për mediat, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cilësoi protestën e 27 janarit më të madhen të këtyre viteve të fundit ndërsa paralajmëroi se ky ishte vetëm fillimi.

Sipas Kryemadhit, pjesëmarrja masive e shqiptarëve, tregoi zhgënjimin e tyre nga qeverisja e Ramës.

"Nesër do të jemi më shumë pasi protesta jonë sapo ka nisur. Do të vijojmë deri në rrëzimin e klikës arrogante dhe pushtetin e Ramës. Do të falënderoj të gjithë ata punonjës së policisë që qëndruar, dhe nuk u bënë pre e provokimeve të segmenteve të qeverisë. Po kështu u tentuan të intimidonin protestuesit gjatë kthimit të tyre në shtëpi, duke u ndaluar me orë të tëra në rrugët e Tiranës dhe qytete të tjera. Në gjithë këto vite nuk e kishte parë bulevardi dëshmorët e kombit këtë pjesëmarrje në protestë. Protesta e 27 janarit nuk është thjesht një parakalimin përpara godinës ku gatuhet krimi në Shqipëri, por për t’i treguar Ramës se sapo ka filluar beteja për ta rrëzuar atë. Kjo nuk është një betejë e opozitës, por gjithë popullit shqiptarët kundër papunësisë, emigracionit, mungesës së mundësive, dhe kundër kësaj klike që i varfëron çdo ditë e më shumë. Protesta e së shtunës është vetëm fillimi, dhe nuk do të ndalet më deri në largimin përfundimtar të Ramës. Shqiptaret kanë vrarë frikën që Rama instaloi duke blerë votat me paratë e drogës. Shqiptarët e kuptojnë se më e keqja që kanë është Edi Rama dhe qeverisja e tij."