Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Duke iu referuar sërish aferës së inceneratorëve, Kryemadhi ka postuar një video në ‘Facebook’ ndërsa pasqyron sipas saj, zinxhirin e korrupsionit duke theksuar se ai që vendos është kryeministri Edi Rama.

Kryemadhi shton se qeverisjen e ka ndërtuar ashtu siç donte vetë kryeministri, duke shtuar se tani duhet të mbyllë gojën, pasi thotë vetëm gënjeshtra dhe të lejojë SPAK të flasë.

“E bëre qeverisjen siç deshe vetë, tani të paktën mos fol. Mbyll gojën e lër SPAK-un të shprehet”, Kryemadhi.