Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e pranoi se ajo dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha i kanë tradhëtuar shqiptarët.
E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Kryemadhi tha se fajtorë ishin ajo edhe Basha, por jo kryedemokrati Sali Berisha dhe bashkëshorti i saj, Ilir Meta.
“Mjafton të shikosh reagimin e bazës së Partisë Demokratike dhe të opinionit publik me të gjitha ngarkesat që kanë, njerëzit e tregojnë më së miri që Sali Berisha as nuk ka tradhtuar njeri dhe as nuk ka lënë në mes të rrugës njeri,” – tha Kryemadhi, ndërsa shtoi se dhe i shoqi shquhet për mbajtjen e fjalës.
Sipas saj, Rama do largohet në Maqedoninë e Veriut për të bërë mbledhje qeverie vetëm për të mos qenë i pranishëm të shtunën.