Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim në selinë e Partisë Demokratike me kreun e kësaj partie, Lulzim Basha. Në takim është i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Takimi vjen ndërkohë që opozita ka intensifikuar aksionin e saj opozitar pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Seanca e së mërkurës do të vendosë përfundimisht nëse do t’i hapet rrugë apo jo arrestimit, megjithëse mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk do të japë votën e saj. Opozita shkon në seancë me një raport të vetin pro arrestimit.