Pas paraqitjes së saj në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi foli për mediat. 

Ajo u pyet nga gazetarët nëse para se të hynte në SPAK po fliste me Metën. 

Deputetja tha se po fliste me fëmijët e saj dhe se nuk ka komunikim me Metën. 

Kryemadhi kërkoi që mos të ngatërrojnë Metën me Veliajn, pasi sipas saj Meta nuk flet çdo ditë me stafin e tij, siç bën Veliaj nga burgu. 

“Po flisja me fëmijët e mi para se të shkoja te SPAK. Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta, po zotin Meta mos e ngatërroni me Erion Veliajn që flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve “, tha Kryemadhi.