Kryetarja e LSI, ka reaguar sërish për sulmet që Kryeministri iu ka adresuar mediave dhe gazetarëve prej ditës së djeshme.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Kryemadhi shprehet se këto janë shenja të frikës pasi Rama ka ardhur në pushtet nga votat e krimit.
STATUSI I PLOTË
Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyren e tij të komunikimit prokurorinë apo median. Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin. Votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish-ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrësesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit.





