Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është kapur në disa momente të vështira në sallën e Parlamentit gjatë seancës së sotme. Pasi mazhoranca vendosi që të votojë Kryeprokuroren e re opozita është ngritur në këmbë dhe është përplasur me deputetët e Partisë Socialiste.
Në një video të mëhershme Kryemadhi është fiksuar teksa heq këpucën dhe gjuan me të kryeministrin Edi Rama. E ndërsa në këtë video Kryemadhi shihet teksa i merr në mënyrë të dhunshme kartonët deputetëve. Më tej, ajo shkon dhe konfliktohet me deputetin e Partisë Socialiste Ulsi Manja.





