Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur mbrëmjen e sotme kandidatët e Tiranës për të diskutuar zgjedhjet e 25 prillit.

LSI beson se rezultati i LSI-së në Tiranë do të jetë më i lartë se 4 vite më parë.

Në mbledhje, Kryemadhi kërkoi një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin e LSI, si dhe intensifikim të kontaktit me biznesin për të shpjeguar planin.

“Kishte një besim të madh për një rezultat jashtëzakonisht të lartë në Tiranë. LSI ndjen një rritje të madhe të përkrahjes nga 4 vjet më parë duke parashikuar arritjen e 11 mandateve në Tiranë. Mbështetja në rritje midis të rinjve dhe përkrahja e qytetarëve ndaj 5 prioriteteve të LSI-së për 5 muajt e parë të qeverisjes, motivonin tonin optimist të takimit. Kryemadhi kërkoi një angazhim akoma më të madh për informimin e votuesve me programin e LSI, të intensifikohet kontakti me biznesin për të shpjeguar programin ekonomik të LSI, me votuesit për herë të parë, të rinjtë dhe gratë për shpjegimin e përfitimit nga propozimet e LSI. Të shikohet vlefshmëria e skandencës së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike duke nxitur qytetarët për ti rinovuar në kohë për zgjedhje”, thanë burimet.