Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbledhur në një takim në Gjirokastër strukturat e LSI-së. Gjatë këtij takimi Kryemadhi e vuri theksin tek krimi që ka kapur vendin.
Po ashtu Kryemadhi tha se qeveria që kanë shqiptarët sot, përfaqëson dhe mbron 4 klanet kriminale dhe familjet mafioze që përmendi dhe ambasadori Donald lu.
"Kemi një qeveri që përfaqëson 4 familjet mafioze siç e ka thënë dhe ambasadori LU. Përfaqëson katër grupe klane kriminale siç e thanë ndërkombëtarët. Fjalët e LSI-së u vërtetuan në raporti që sollën Antimafja Italiane për ish ministrin e brendshëm për përfshirjen e tij në trafik droge është një gjë shumë e rëndë. Shqipëria është një vend i vogël, jo për faj të shqiptarëve por për faj të politikës”, tha Kryemadhi.





