Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komunikuar sot me të gjitha strukturat e kësaj partie në gjithë Shqipërinë.
Në një postim në Facebook, Kryemadhi fton të gjithë familjarët, miqtë, shokët, të bëhen bashkë më 8 korrik për ndryshimin e sistemit të kalbur.
POSTIMI I PLOTË
Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur.
Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik.
Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë.





