Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në “Hotel Tirana”, ku pritet të mbahet mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie.
Në këtë mbledhje siç është paralajmëruar nga kreu i PL-së, Ilir Meta pritet të merren vendime të rëndësishme.
Pak minuta para nisjes, Kryemadhi ka dashur të dërgojë edhe një tjetër “mesazh”.
Në bluzën e saj shkruhej anglisht “Here I am”, që përkthehet në shqip “Jam këtu”.