Monika Kryemadhi ka bërë një shfaqje jo krejt të zakonshme sot përpara kamerave. Sapo ka lënë ambientet e GJKKO-së, ku gjykata vendosi të kalonte për gjykim dosjen e saj bashkë me atë të Ilir Metës, Kryemadhi u shfaq duke pirë cigare.
Skena ndodhi teksa avokati i saj, Kujtim Cakrani sqaronte vendimin që dha sot Gjykata.
Meta dhe Kryemadhi, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, mamaja e ish kryetares së LSI. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa dy të tjerat për pastrim parash.





