Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës së qytetarëve të Parku Rinia. Ajo ka folur me tone të ashpra, duke këcënuar me burg, fadromistin që shembi Teatrin Kombëtar, apo policët që dhunuan deputetët dhe qytetarët.

Ajo ka thënë më tej se me policët do ta marrin personale. Gjithashtu, Kryemadhi lëshoi mesazh për SPAK, duke i thënë që të hetojnë policët pa numra që ndodheshin në protestë.

“Ai fadromisti që shembi godinën në burg do shkoj, ajo policia që goditi Silva Cakën, me thonjtë e saj do mbytet. Ta mbaj mend çdo policë që ka prekur me dorë qytetarët, do e kemi personale. Prokuroria shqiptare dhe reforma në drejtësi që na kanë çarë veshët këta ndërkombëtarët nuk kanë folur. Prokuroria të identifikojë policët pa numra se nuk e dimë në janë bandit apo banda kriminale”, u shpreh Kryemadhi.