Në seancën e sotme të Kuvendit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se i vjen keq për Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla se është dendur me ilaçe nga protesta studentore.
Kryetarja e LSI-së tha se ka vetëm një zgjidhje për situatën në vend, dhe ajo ështe plotesimi i kërkesave te studentëve pasi janë të drejta.
“Sot nga kjo foltore e parlamentit shqiptar i cili për hir të së vërtetës është kapur peng nga një i sëmurë, nga një njeri me probleme të qarta të karakterit dhe të mendjes, të cilat tashmë çdo ditë e më shumë po i nxjerrin në pah. Amendamentet e Lëvizjes Socialiste për integrim për sa i përket ligjit të buxhetit apo edhe kërkesat për të amenduar ligjin për arsimin e lartë, që në fakt duhet aprovuar, nuk kanë të bëjnë se ne kemi një besim shumë të madh tek këta këtu mbrapa, apo tek ai atje që po bën shfaqje cirku dhe mendon se mund të tallet me studentët, por po e xhirojnë studentët nga mëngjesi deri në darkë. Ishte për t`iu thënë ndërkombëtarëve që dialogu në politikë nuk është më në dorë të opozitës, por është në dorë të një të çmenduri, që për hir të së vërtetës kjo doktoresha e shkencave këtu ia zhveshi gjithë kallajin e doktoreshës Mira Kaçolli, e cila ka mashtruar prej 20 vitesh Partinë Socialiste, qeverinë shqiptare, të huajt që kemi kryeministër një të çmendur, që për herë të tjetër, që edhe ju si socialistë, por edhe ne nga ana tjetër, duhet tu kërkojmë kartelën shëndetësore çdo njeriu që do drejtojë këtë vend. Tashmë për sa i përket kërkesave të studentëve, ato janë shumë të thjeshta. Mua më vjen shumë keq për zyshën time, Lindita Nikolla, e cila është dendur në ilaçe sepse nuk po e suporton dot më, sepse do të ikë një orë e më përpara, të lëshojë karrigen e ministrit, sepse nuk ka pse të mbajë ajo mbi kurriz 140 mijë studentë shqiptarë se nuk i do qejfi, apo Edit “Edi”. Kështu që unë mendoj që ne kemi vetëm një zgjidhje, të pranojmë ato tetë kërkesat e studentëve, që edhe ju të jeni të qetë dhe të vazhdoni punën tuaj dhe është shumë pak, shumë shumë pak, 0.54 për qind të buxhetit të oligarkëve që ju duhet t’ju jepni. Pra, nga 46 për qind të buxhetit të shtetit të GDP-së mos jua jepni atyre oligarkëve, se s’po jua përmend edhe njëherë emrat nga fillimi deri në fund, por jepjani studentëve 0.54."





