Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim ku u prezantua programi i kësaj force politike për qytetin bregdetar deklaroi se projekti për zonat e lira e kthen Durrësin lider në rajon dhe Shqipërinë në “shtëpinë e investimeve”.
Kryemadhi tha se investitorët e huaj janë përzënë nga Shqipëria, ndërsa shtoi se përgjatë këtyre viteve të qeverisjes nga Rama nuk ka pasur investime të reja.
Fjala e plotë e Kryemadhit
Doja t’ju falenderoja për këtë prezantim të detajuar, përsa i përket zhvillimit të zonave të lira porsa i përket krijimit të një vizioni për zhvillimin e Durrësit. Për ju si durrsakë që punoni dhe jetoni, është më i besueshëm së sa shumë programe politike që nganjëherë janë edhe demagogjike për vetë biznesin dhe profesionistët e fushës. Por angazhimi juaj, ndjekja juaj e gjithë këtij projekti prej disa muajsh duke e parë me të mirat dhe të këqijat, avantazhet dhe disanvantazhet kemi sot një produkt që është real, i prekshëm, i drejtpërdrejtë dhe krijon hapësirë jo vetëm për punësimin e të rinjve por dhe rritjen profesionale te tyre por dhe një impakt të jashtëzakonshme të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë por dhe me paga të mirëpaguara. Pra doja të thoja që puna këtu në Durrës është gati. Njerëzit janë gati. Nuk mund të themi që nuk ka njerëz, nuk mund të themi që nuk ka ide. Durrësi ka ide, ka njerëz, ka vizion, ka djem dhe vajzat e tij që janë prezente për të marrë përsipër sfidat e tyre dhe për ta drejtuar Durrësin në atë drejtim që Durrësi ka nevojë. Kjo duhet të jetë barrikada e parë ndaj shpopullimit të Durrësit sepse është shumë e domosdoshme që ne mos krijojmë hapësira që vajzat dhe djemtë e shkolluar, elita e Durrësit të largohet nga Shqipëria për shkak të mungesës së zhvillimit jo vetëm të ekonomisë së Durrësit por dhe zhvillimit të ideve dhe vizioneve të cilat janë të domosdoshme.
Ky projekt për Zonat e Lira Ekonomike, siç u prezantua sot, e kthen Durrësin në qytet lider në rajon për tërheqjen e investimeve. Zonat e lira të Maqedonisë pa pasur port, pa pasur dalje në det kanë një hapësirë të jashtëzakonshme apo në Serbi, Bosnje Hercegovinë. Ndërsa Durrësi i cili ka një port të jashtëzakonshëm ndërkombëtar që mund të krijojë zhvillime dhe kontakte të pafundme me rajonin, botën, Europën e bën atë lider. Por vetëm vullneti politik dhe dëshira e mirë e qeverisë apo e politikës krijon hapësira pafundësisht. Ky projekt krijon jo vetëm mundësinë e punësimit të mirëpaguar por do të sjellë dhe investime për të arritur aty ku ne duam ta kthejmë Shqipërinë në “Shtëpinë e Investimeve” siç duam ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve. Ne kemi mundësinë për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë e investimeve, jo vetëm të huaja por dhe vendase. Ka shumë shtetas shqiptare me nënshtetësi amerikane që duan të investojnë në Shqipëri apo që kanë emigruar dhe jetojnë në Francë, Gjermani, Angli kudo të cilët duan të investojnë por hapësirat janë shumë të vogla dhe e bëjnë të pamundur prezencën e tyre. Ekonomia është Tregu i Lirë, është ekonomia e çliruar nga monopolet, do të ishte avantazh i jashtëzakonshëm për të krijuar një klimë biznesi në mënyrë të tillë jo vetëm për të krijuar sa sa më shumë investime të huaja por edhe për të krijuar një punësim të mirëpaguar.
A është e vërtetë që në Shqipëri nuk ka prej vitesh investime të huaja madhore? Ne e dimë që qëkur është mbyllur Devolli apo TAP-i investimet e huaja janë zero për më shumë se 4 vitesh. Investitorët edhe kur vijnë në zyrat e shtetit shqiptar shikohen ose nga xhepat, ose në momentin që nuk pranojnë bashkëpunimin për të futur duart në xhep iu fusin nga një dru dhe pastaj i përzënë nga Shqipëria. A është e vërtetë kjo? Sigurisht që është e vërtetë. Mjafton të shikojmë rastet e herëpashershme se çfarë ka ndodhur me investitorët e huaj. Dhe kjo e bën shumë të hidhërueshme si proces por nga ana tjetër, 25 prilli do ti japë fund kësaj lloj sjellje me investitorët e huaj. Gjithashtu çështja e pronësisë që e përmendi dhe pak profesor Mondi është një nga pikat kryesore që kanë sot investitorët e huaj. Dhe duke krijuar një hapësirë me zonat e lira dhe e anashkalojmë këtë proces në mënyrë të tillë që është shteti ai që u del garant investitorëve të huaj dhe nuk përplas investitorët e huaj qoftë me pronarët real apo fiktiv të pronave që krijojnë ngërçe të zhvillimit të zonës.
Lista vazhdon me premtime të pambajtura dhe dështime të qeverisë aktuale që i kanë mbajtur larg jo vetë investimet huaja por dhe vendase. Por mos harroni që janë me mijëra vende pune që nuk janë hapu. Të gjithë i mbajmë mend 300 mijë vende pune të premtuara nga Edi Rama në 2013 dhe nuk kemi 300 mijë vend pune por kemi mbi 600 mijë shqiptarë të larguar. Në kontrast me këtë, zgjidhja direkte e LSI-së siç është jo vetëm programi ynë me 5 prioritete, në thelb të saj i jep hapësira që nuk ka ndonjë gjë të keqe dhe të thuash agresive se ndonjëherë kur njerëzit janë në kushtet e mbijetesës agresiviteti ndaj padrejtësisë është i domosdoshme. Për të qenë agresiv në ekonominë e rajonit.
Për të qenë agresiv në ekonominë e rajonit në mënyrë të tillë, për të dominuar dhe për tu kthyer lider e krijuar hapësira për zhvillimin e investimeve të huaja, investimeve vendase, për të rikthyer të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri, sepse është një nga pikat tona kryesore, ripopullimi i vendit me të rinj dhe të rejat tona që janë lider në vendet ku shkojnë e punojnë jashtë Shqipërisë. E ritheksoj këtë sepse është e domosdoshme rikthimi i të gjithë atij brezi për të cilën janë shkolluar, kanë aftësi menaxhuese, drejtuese të krijimtarisë së tyre, në ekonomi, teknologji, inovacion dhe kudo.
Tek investimet vendase, tek gjithë ai kapital shqiptar që është i fshehur për shkak të pamundësisë, krijimit të hapësirave, për shkak të standardit që duhet t’iu krijojmë të gjithëve të barabartë. LSI ka përcaktuar në programin e saj, uljen e barrës fiskale mbi biznesin dhe individin.
Ne tashmë jemi në taksimin 9%, pasi kemi rënë dakord me partnerët tanë opozitarë, por sigurisht e kemi, duke qenë me bizneset e mëdha, ata do të kenë edhe taksën e të ardhmes. Aty duhet ta shkruajmë 9+1 dhe taksa e të ardhmes shkon drejt për së drejti tek arsimit, ku faktikisht kjo taksë në një farë mënyre këto kompani të mëdha bëjnë për kapacitet e tyre drejtuese apo edhe për kapacitetet e tyre duke rritur profesionalizmin tek të rinjtë dhe të reja.
Trajtimi si biznese të vogla me 0 TVSH dhe tatim fitimi me 0 % për të gjitha bizneset me xhiro vjetore nga zero në 14 milionë lekë, vendosja e taksës së sheshtë, përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat të pagës deri në 35 mijë lekë në muaj, janë të gjitha përgjigje konkrete që i kemi dhënë sot. Janë shumë të thjeshta, kërkojnë vetëm vullnet politik dhe dëshirë për të ndihmuar e krijuar hapësira për ekonominë tonë.
Zgjidhje reale, që do të formalizojë ekonominë dhe do të krjijojnë punësim, do të ulin koston e jetesës. Do të transformojnë rrënjësisht klimën e biznesit në Shqipëri, prej të cilëve do të shikojmë përfitime reale dhe veçanërisht Durrësi, që sot është i marrë peng dhe nuk është zhvilluar ekonomia.
Ne kemi nevojë për një transformim social i cili vjen përmes një rimodelimi të ekonomisë. Vendosim në fokus qytetarin. Për ne ka rëndësi qytetari, nuk ka rëndësi pushtetari, politikani. Këta janë shërbëtorë të qytetarëve. Ne vetëm kur të përmbysim këtë piramidë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqënia e familjes shqiptare do të vijë duke u rritur. Kthimi i shpresës tek qytetarët dhe tek rinia është detyrë kombëtare për secilin nga ne. Si nënë e tre fëmijëve dhe pjesa më e madhe prej jush jeni prindër, ajo që është motivimi si nënë, dhe nuk i përjashtoj baballarët është e ardhmja e fëmijëve tanë, duke ti bëjmë të sigurtë, motivues, që fëmijët tanë të jetojnë në Shqipëri dhe të konkurrojnë jo veç me rajonin por edhe me botën, sepse ne i kemi këto mundësi, qoftë për angazhimet tona, qoftë përsa i përket edhe asaj që ofron rinia shqiptare sot.





