Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në në Elbasan në kuadër të takimeve elektorale.

Kryemadhi ka publikuar në rrjetet sociale një video teksa shfaqet si amvisë duke shërbyer bukën në një familje elbasanase.

Sipas saj, edhe pse varfëria është ulur këmbëkryq, por zemrat e shqiptarëve vijojnë të jenë plot dashuri dhe mirësi.

“Bukë e kripë e zemër në shtëpinë e Gëzimit në Rajonin 3 të Elbasanit. Vërtetë varfëria ka prekur xhepat e qytetarëve por zemrat e tyre janë plot me dashuri dhe mirësi që i mban të fortë mes vështirësive. Pasi folëm për prioritetet e LSI në qeverisje i shërbeva me shumë kënaqësi bukën e ngrohtë të pasdites.”, shkruan ajo.