Në një intervistë për Report Tv, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se nëse maxhoranca arrin të shkarkojë Presidentin Meta nga detyra, nuk do t'ia linte drejtimin e partisë.
"Po unë nuk kam pse t’ia lë, unë jam votuar. Varet se ca qëndrimi ka z.Meta e para dhe e dyta unë jam sfidante nuk i lë gjërat në mes të rrugës. Mund t’i lë gjërat në mes të rrugës vetëm si një nënë që mund të sakrifikojë gjithçka dhe jam e detyruar të marr rolin e nënës ose për arsye shëndetësore. Por të jeni të bindur që as njëra dhe as tjetra nuk besoj se mund të ndodhin.", tha Kryemadhi.





