Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk do të përfshihet në Partinë e Lirisë pas arrestimit të Ilir Metës dhe aksionin e saj opozitar do ta vijojë me opozitën e bashkuar.
Përmes një deklarate për mediat, Kryemadhi e cilësoi bashkëshortin e saj një gjeni politik, por të tradhtuar gjithmonë nga bashkëpunëtorët.
“Besoj tek energjia dhe fuqia që ka Meta politikisht. Ilir Meta është gjeni politik, s’ka bërë asnjëherë gabime politike është tradhtuar gjithmonë nga bashkëpunëtorët e tij dhe ka të drejtë që nervozohet dhe bëhet agresiv. Di të them që PL ka strukturën e saj dhe besoj që do të ristrukturohen e riorganizohen besoj që do të bëjnë një strategji të tyre. Nuk dua të përfshihem në aksionin opozitar të PL-së, se nuk dua të krijoj asnjë lloj shfokusimi, por do të përfshihem në çdo aksion opozitar të opozitës të bashkuar, edhe pse do të doja të isha me e distancuar”.