Mbrëmjen e djeshme, presidenti Meta nga një studio televizve, ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me LSI-në, parti të cilën dikur e drejtonte vetë, ndërsa tani drejtimin e saj e ka marrë bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.
Ndërsa Meta deklaroi se LSI duhet të moderohet, nuk ka vonuar edhe përgjigja e Kryemadhit, e cila tha se LSI nuk i nënshtrohet asnjë kompromisi në kurriz të qytetarëve.
“Dëgjova mbrëmë presidentin, i cili tha se LSI duhet të moderohet, por nënshtrimi nuk është moderim. LSI nuk i nënshtrohet asnjë kompromisi në kurriz të qytetarëve. Moderim do të thotë t’u shërbesh qytetarëve, të luftosh për të drejtat e tyre. Të luftosh për të ardhmen e Shqipërisë”-u shpreh Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e LSI në Shkodër.





